Osmani ka shprehur mirënjohjen që shteti i Shën Kitts dhe Nevis ia ka dhënë Kosovës.
“Në takim me ministrin Douglas, Presidentja Vjosa Osmani shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen që ia ka dhënë Kosovës, shteti i Shën Kitts dhe Nevis, ndaj potencoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe sigurimin e njohjeve të reja”.
“Presidentja Osmani theksoi interesin e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shën Kitts dhe Nevis, në fushat me interes të përbashkët”.