Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Osmani takohet me presidentin e Guineas, flasin për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës

Osmani takohet me presidentin e Guineas, flasin për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në selinë e Kombeve të Bashkuara është takuar me presidentin e Guineas, Bissau, Umaro Sissoco Embaló.

Në këtë takim Osmani tha se është diskutuar mënyra për rritje të bashkëpunimit në dobi të të dyja vendeve.

“Mundësi e shkëlqyer për të diskutuar mënyra për ta rritur bashkëpunimin në dobi të qytetarëve tanë, si dhe për ta forcuar tutje pozitën ndërkombëtare të Kosovës. Mirënjohëse ndaj Presidentit Embaló për mbështetjen e palëkundur.”