Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Osmani takohet me Plenkoviqin në Dubrovnik: Folëm për mbështetjen e pandërprerë të Kroacisë…

Osmani takohet me Plenkoviqin në Dubrovnik: Folëm për mbështetjen e pandërprerë të Kroacisë…

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, në Dubrovnik ku shkoi për të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Europë Juglindore.

Ajo tha se në takim kanë diskutuar për rëndësinë diskutuam rëndësinë e mbështetjes së pandërprerë të Kroacisë për Kosovën në synimet e saj për anëtarësim në strukturat euroatlantike.

“Dje, i shpreha mirënjohjen time të thellë Kryeministrit kroat, Andrej Plenković, për mikpritjen e ngrohtë në Dubrovnik, qytetin historik që përfaqëson qëndresën dhe krenarinë e popullit kroat. Në takim, riafirmuam partneritetin tonë strategjik dhe diskutuam rëndësinë e mbështetjes së pandërprerë të Kroacisë në çdo hap që ndërmarrim drejt institucioneve euroatlantike”, ka shkruar Osmani.

Ajo më herët shpërndau një pjesë të fjalimit të saj në këtë samit ku tha se mësimet e së kaluarës nga ngjarjet që ndodhën në Kosovë e rajon “na kujtojnë se akomodimi i agresorëve nuk sjell kurrë paqe të qëndrueshme”.

“Agresori nuk duhet asnjëherë të shpërblehet me tokën e viktimës! Ashtu siç dështuan në Kosovë, Kroaci, Slloveni e Bosnje-Hercegovinë, forcat barbare do të dështojnë edhe në Ukrainë. Liria dhe demokracia gjithmonë do të triumfojnë!”./Express/