Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Osmani takohet me Maqedoncin dhe Jasharin: Ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës

Osmani takohet me Maqedoncin dhe Jasharin: Ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sot gjatë ditës është takuar me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ,dhe Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës, si partnere e besueshme e ushtrive aleate në NATO.

“Sot përgëzova Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari për angazhimin e institucioneve tona të mbrojtjes në misionin e shenjtë që kanë”, ka thënë Osmani.