Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron këto ditë në Samitin e NATO-s në Ëashington D.C, ka takuar presidentin e Francës Emmanuel Macron .
Osmani ka thënë se me homologun e saj ka diskutuar për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, si dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës.
“Diskutim përmbajtjesor me Presidentin Macron në Samitin e NATO-s në Ëashington D.C lidhur me të ardhmen euroatlantike të Kosovës, reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës”, ka shkruar Osmani në Facebook.