Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani njoftoi se sot u takua me Kongresistin republikan Mike Lawler.
Ajo shprehi se ky takim u bë për të parë mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.
Osmani shkroi se Lawler e përgëzova për rizgjedhjen e tij dhe shpreha mirënjohje për përkushtimin dhe mbështetjen e tij në avancimin e synimeve tona strategjike të përbashkëta.
“Pas një bisedë në New York disa muaj më parë, me Kongresistin republikan Mike Laëler u takuam këtë herë në Washington, D.C., për të parë mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët. E përgëzova për rizgjedhjen e tij dhe shpreha mirënjohje për përkushtimin dhe mbështetjen e tij në avancimin e synimeve tona strategjike të përbashkëta.”, njoftoi Osmani.