Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Osmani takohet me komandantin e KFOR’it, flasin për koordinimin e aktiviteteve për vizitën e sekretarit të NATO’s

Osmani takohet me komandantin e KFOR’it, flasin për koordinimin e aktiviteteve për vizitën e sekretarit të NATO’s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim komandantin e KFOR’it, Gjeneralmajo Enrico Barduani.

Sipas njoftimit, thuhet se e para e vendit ka theksuar se stabiliteti në Kosovë është faktor kyç për sigurinë e të gjithë rajonit, ndaj angazhimi i përbashkët me KFOR-in dhe NATO-n mbetet thelbësor.

“Duke e vlerësuar rolin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe paqes në Kosovë, Presidentja Osmani nënvizoi se stabiliteti në Kosovë është faktor kyç për sigurinë e të gjithë rajonit, ndaj angazhimi i përbashkët me KFOR-in dhe NATO-n mbetet thelbësor”, tha ajo.

Osmani poashtu theksoi se kontinenti ynë po përballet me një situatë të ndërlikuar gjeopolitike, e cila kërkon bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të përhershëm me aleatët tanë.

“Në takim u diskutua gjithashtu për koordinimin e aktiviteteve në prag të vizitës së paralajmëruar të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e kësaj vizite si dhe rëndësinë e rolit të NATO-s për paqe e siguri në vendin tonë”, thuhet tutje./TV ARBËRIA./