Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Osmani takohet me drejtorin Gjerman për Ballkanin Perëndimor: Kërkon afate të përcaktuara e qartësi strategjike për dialogun

Osmani takohet me drejtorin Gjerman për Ballkanin Perëndimor: Kërkon afate të përcaktuara e qartësi strategjike për dialogun

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me drejtorin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Michael Reiffenstuel.

Osmani gjatë këtij takimi e vlerësoi Gjermaninë si shtyllë strategjike për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Ajo kërkoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës e në veçanti në Këshillin e Evropës.

Presidentja me gjermanin foli edhe për dialogun me Serbinë, për të cilin kërkoi vendosjen e afateve të qarta.

“Në lidhje me procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, Presidentja theksoi nevojën për qartësi strategjike, afate të përcaktuara dhe objektiva të qarta, duke theksuar se normalizimi nënkupton njohjen reciproke dhe respektimin e integritetit territorial e rendit kushtetues të Kosovës.”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Në takim njoftohet se Presidentja foli edhe për rëndësinë e largimit të plotë të masave të padrejta, duke theksuar që Gjermani mund të luaj rol të rëndësishëm në këtë drejtim.

“Presidentja Osmani dhe z. Reiffenstuel diskutuan edhe për mënyra konkrete të bashkëpunimit bilateral, me ç’rast konfirmuan se takime të këtilla dhe vizitat e nivelit të lartë kontribuojnë drejtpërdrejt në realizimin e objektivave të përbashkëta.”, bëhet e ditur në njoftim.