Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Osmani takohet me Begajn në Tivat: Koordinuam qëndrimet e dy shteteve tona simotra

Osmani takohet me Begajn në Tivat: Koordinuam qëndrimet e dy shteteve tona simotra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në Tivat është takuar me presidentin e Shqipërisë Bajram Begajn.

Ajo ka thënë se ky takim është bërë për të koordinuar qëndrimet mes dy shteteve.

“Sot në Tivat, me Presidentin Bajram Begaj, për t’i koordinuar qëndrimet e dy shteteve tona simotra, në të mirë të qytetarëve tanë dhe të ardhmes sonë euroatlantike”, ka shkruar Osmani në Facebook.