Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në një takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Zhvillimet e fundit politike në vend dhe në rajon, si dhe raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës, ishin tema kryesore diskutimi.
“Presidentja Osmani dhe Ambasadori Guerot folën edhe lidhur me konsultimet që ka zhvilluar Presidentja me subjektet politike në funksion të zbatimit të vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Ajo ritheksoi se respektimi i rendit kushtetues dhe demokratik është thelbësor për stabilitetin institucional dhe kredibilitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, thuhet në një njoftim të Zyrës së Presidentes.