Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Osmani takohet me ambasadorin francez, diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin mes dy vendeve

Osmani takohet me ambasadorin francez, diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin mes dy vendeve

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar të hënën një takim me ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet.

Gjatë takimit, ata kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike, të ardhmen e Kosovës dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Osmani ka vlerësuar rëndësinë e Francës si partnere strategjike dhe aleate të Kosovës në rrugëtimin drejt lirisë, shtetësisë dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar.

Përmes një postimi, ajo ka theksuar se partneriteti me Francën mbetet i rëndësishëm për Kosovën.

“Franca është një partner strategjik dhe një aleate e rëndësishme e Kosovës në rrugëtimin tonë drejt lirisë, shtetësisë dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar”, ka shkruar Osmani.

Ajo nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me çështjet konkrete të diskutuara gjatë takimit.