Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Osmani: Sot nderojmë NATO-n dhe UÇK-në me bindjen e plotë se liria nuk është dhuratë, por për të u pagua çmimi më i lartë

Osmani: Sot nderojmë NATO-n dhe UÇK-në me bindjen e plotë se liria nuk është dhuratë, por për të u pagua çmimi më i lartë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët e Kosovës për 25 vjetorin e çlirimit.

Osmani ka theksuar se kur forcat e NATO-s shkelën në tokën e Kosovës, ata nuk ishin vetëm ushtarë por ishin shpëtimtarë.

“Urime 25 vite liri. Më 12 qershor 1999 kur forcat e NATO-s shkelën në tokën tonë ata nuk ishin vetëm ushtarë, ata ishin shpëtimtarë. Ata sollën me vete premtimin e lirisë, sigurinë se bota nuk kishte harruar për popullin e Kosovës dhe vendosmërinë për t’i dhënë fund mizorive të kryera kundër popullit tonë. Hyrja e NATO-s në Kosovë në qershor ’99 ishte dëshmi e fuqisë së solidariteti ndërkombëtarë dhe besimit të palëkundur të popullit për të qenë i lirë. Liria është më shumë sesa fjalë, është vetë thelbi i qenies sonë, është ajri që thithim dhe ëndrra që guxuam të ëndërrojmë , e ardhmja që aspiruam dhe për të cilën luftuan dhe dhanë jetën çlirimtarët tanë. Çlirimi i Kosovës nuk ishte një fitore vetëm ushtarake dhe kapitullim i Millosheviqit, por triumf i shpirtit njerëzor mbi tiranin, triumf i të mirës ndaj të keqes dhe i drejtësisë mbi shtypjen. Ato krijuan simfoninë e lirisë. Zhurma e helikopterëve të NATO-s e uniformat me flamuj të shumtë që simbolizonin lirinë e jo urrejtjen e dhunën. Këto shndërruan në simbol të çlirimit të KOSOVËS duke e larguar njëherë e përgjithmonë makinerinë gjenocidale të Millosheviqit, të turpëruar e të kapitulluar e që e tillë mbetet edhe sot”,tha Osmani.

Ajo tha se thirrjet e popullit tonë dhe jetët e panumërta nga masakrat e tmerrshme, dëbimi me dhunë e spastrimi etnik ishin thirrje për liri.

“Në qershor 1999 muret e tiranisë u shemben jo vetëm duke hapur rrugë për një Kosovë të lirë, por edhe demokratike. Atë ditë siç thoshte Gluksman, Evropa lindi me një Prishtinë të lirë. E sot mund të themi Evropa lindi me një Kosovë të lirë.Do të kuptojmë gjithë rezistencën e Rugovës për liri demokraci e aleancat që ai ndërtoi me shumë veprimtarë të tjerë e që i gëzojmë sot.Do të kujtojmë çdo ditë të jetës sonë heroizmin e papërsëritshëm të komandantit Jashari dhe gjithë familjes Jashari që u shndërruan në gurthemelin e lirisë që jetojmë sot.Do të jetojmë me kujtimin e gjithë ushtarëve të UCK-së.S’do të harrojmë kurrë dhimbjen e shkaktuar nga krimet e dhunimit e për shumë familje që ende s’kanë ku të vendosin lufte sepse varret janë të zbrazëta në kërkim të të zhdukurve gjatë luftës.Sot qëndrojmë së bashku në tokën tonë të lirë duke jetuar me historinë tonë të lavdishme teksa kujtimet e dhimbshme të luftës janë në zemrën e secilit qytetarët të Kosovës. Prania e aleatëve dhe paqeruajtësve ishte dëshmi e përkushtimi të botës ndaj drejtësisë.Ata rrezikuan jetën duke lënë pas familjen dhe shoqërinë për të qenë me ne në luftën tonë kundër shfarosjes. Kërkimi për liri ka qenë rrugëtim i gjatë dhe i mundimshëm në fakt ishte shekullor me shumë vështirësi e vuajtje por kemi qëndruar të palëkundur se liria ia vlen me çdo sakrificë.Mbështetja e aleatëve ishte pohim i fuqishëm i këtij besimi”,shtoi Osmani, transmeton lajmi.net.

Osmani po ashtu tha se kjo na kujton se aleancat me shtetet janë po aq determinuese për të garantuar e mirëmbajtur lirinë e fituar duke mos e marrë asnjëherë si të mirëqenë.

“Sot nderojmë ushtarët e NATO-s e mbi të gjitha stoicizmin e popullit tonë dhe Ushtrinë tonë Çlirimtare me bindjen e plotë se liria nuk është dhuratë, por për të u pagua çmimi më i lartë. Liria është trashëgimi që duhet të mbrojmë dhe premtim që duhet të përmbushim për çdo gjeneratë që vie.NATO na dha mbështetjen përfundimtare për lirinë tonë ndaj sot ne synojmë dhe e meritojmë anëtarësimin ën këtë organizatë ushtarake me ushtrinë tonë që është e gatshme të kontribuojë për paqe kudo në botë”,theksoi Osmani.

Powered by WordPress