Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Osmani sot ndan Dekorata Presidenciale për personalitetet e shquara

Osmani sot ndan Dekorata Presidenciale për personalitetet e shquara

Në kuadër të ceremonive për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani do të zhvillojë sot një ceremoni në orën 12:00.

Sipas njoftimit, Osmani do të ndajë Dekorata Presidenciale për personalitete të shquara vendore dhe ndërkombëtare që kanë kontribuar në forcimin dhe avancimin e Kosovës.

“Presidentja Vjosa Osmani ndan dekorata presidenciale për personalitete të shquara vendore dhe ndërkombëtare. (Salla e Filarmonisë, Pallati i Rinisë, ora 12:00)”, tha ai.