Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Osmani shkruan për gurin e Trepçës që ia dhuroi Hovenierit: Trashëgimi e Rugovës, njeriu që vendosi themelet e Kosovës

Osmani shkruan për gurin e Trepçës që ia dhuroi Hovenierit: Trashëgimi e Rugovës, njeriu që vendosi themelet e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se me rastin e takimit lamtumirës me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, i ka dhuruar këtij të fundt një gur të Trepçës, që Osmani thotë se simbolizon tokën e lirë, të pavarur dhe të pandashme të Kosovës.

Tutje Osmani shkruan se dhurimi i një guri të Trepçës është edhe vazhdimësi e trashëgimisë së presidentit Ibrahim Rugova që edhe ka vendosur themelet e forta të shtetit të Kosovës dhe miqësisë së qëndrueshme me SHBA-në.

“Ai gjithashtu përfaqëson vazhdimësinë e trashëgimisë së Presidentit Rugova, i cili hodhi themelet e forta të shtetësisë së Kosovës dhe miqësisë së qëndrueshme me SHBA-në”, ka shkruar Osmani.