Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Osmani shkon në Paris në Samitin e Frankofonisë, e ftuar me bashkëshortin në darkën e shtruar nga Macron

Osmani shkon në Paris në Samitin e Frankofonisë, e ftuar me bashkëshortin në darkën e shtruar nga Macron

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Paris ku, me ftesë të presidentit Macron, do të marrë pjesë në Samitin e krerëve shtetërorë të Frankofonisë.

“Me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron dhe të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Paris, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e krerëve të shteteve të kësaj organizate.”

Gjatë qëndrimit në Paris, Osmani do të ketë adresim në një nga seancat e Frankofonisë dhe do të takojë homologët e saj.

Ndërsa bashkë me bashkëshortin, Osmani është e ftuar në darkën zyrtare të shtruar nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

“Gjatë qëndrimit në Paris, Presidentja Osmani do të ketë adresim në një nga seancat e Frankofonisë, gjersa do të takojë edhe homologë të saj. Presidentja dhe Zotëriu i Parë janë ftuar në darkën zyrtare të shtruar nga Presidenti Macron në Pallatin Élysée, në drekën zyrtare të shtruar nga Sekretarja e Përgjithshme e Frankofonisë, si dhe në një sërë aktivitetesh përcjellëse në kuadër të Samitit.”

“Ky samit mbledhë krerët e shteteve anëtare, anëtarë të asociuar, anëtarë vëzhgues, përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe të ftuar te tjerë.”