Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Osmani shkon në Hungari, do të marrë pjesë në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian

Osmani shkon në Hungari, do të marrë pjesë në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Hungari ku do të marrë pjesë në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Hungari.

Presidenca njofton se ky takim do të mbledhë liderë nga 47 shtete nga i gjithë kontinenti.

“Takimi i radhës i Komunitetit Politik Evropian do të mbledhë liderë nga 47 shtete nga i gjithë kontinenti, në Budapest.”

Osmani dhe liderët e tjerë do të diskutojnë për sfidat e sigurisë në Evropë, të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, përshkallëzimin e krizës në Lindjen e Mesme, sfidat e migracionit dhe ato ekonomike.

Ajo do të marrë pjesë në dy sesionet plenare të EPC-së, si dhe do të mbajë dy fjalime, njërin në seancë plenare dhe tjetrin në tryezën punuese për sigurinë ekonomike.

Në kuadër të Samitit, Presidenca njofton se Osmani do të zhvillojë takime bilaterale me liderë të tjerë evropianë.

Ajo do të takohet edhe me mërgatën shqiptare në Hungari.

“Komuniteti Politik Evropian është një platformë për liderët evropianë për të diskutuar çështjet kyçe me të cilat përballet kontinenti, nga siguria dhe migrimi te stabiliteti ekonomik dhe mjedisi. E nisur në vitin 2022, EPC-ja synon të forcojë lidhjet politike dhe ekonomike në të gjithë Evropën, të ofrojë zgjidhje për sfidat e përbashkëta dhe ta thellojë bashkëpunimin midis vendeve të BE-së dhe jashtë saj.”

Powered by WordPress