Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Osmani: Rusia, Kina e Irani, trekëndëshi i së keqes

Osmani: Rusia, Kina e Irani, trekëndëshi i së keqes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në intervistë për televizionin polak “TVP” ka thënë se Rusia, Kina dhe Irani janë “trekëndëshi i së keqes” që po tenton të ndikojë në Ballkanin Perëndimor.

“Shpesh them se kur shohim këto forca malinje si Rusia, Kina e Irani, ky trekëndësh i së keqës që tenton ta shtrijë ndikimin në Ballkanin Perëndimor, nuk e bën këtë për bamirësi, por e bën këtë pasi ka ndonjë lloj interesi strategjik”, tha Osmani.

Ajo ka thënë se Rusia duke destabilizuar Ballkanin Perëndimor synon ta largojë vëmendjen e Perëndimit nga Ukraina.