Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Osmani reagon pas sulmit ndaj kryeministrit të Sllovakisë, i uron shërim të shpejtë

Osmani reagon pas sulmit ndaj kryeministrit të Sllovakisë, i uron shërim të shpejtë

Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico është plagosur të mërkurën nga një person i cili shkrepi katër plumba në drejtim të tij afër Shtëpisë së Kulturës në Qytetin Handlova të Sllovakisë.

Për këtë sulm ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila i uroi shërim të shpejtë Ficos.

“I uroj kryeministrit sllovak Robert Fico një shërim të shpejtë pas sulmit të turpshëm të sotëm. Ne i dënojmë fuqishëm këto akte dhune që kërcënojnë vlerat europiane”, ka shkruar ajo.

Një zyrtar nga partia Smer e Ficos konfirmoi për Guardian se kryeministri u qëllua në bark dhe tani është duke u operuar.

Reagimi i presidentes: