Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Osmani: Që nga nata më e errët e luftës, e deri te mëngjesi i lirisë – Amerika ishte aty për ne

Osmani: Që nga nata më e errët e luftës, e deri te mëngjesi i lirisë – Amerika ishte aty për ne

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova synon të forcojë aleancën me ShBA-në gjatë administratës Trump.

Osmani në intervistën e dhënë për influencerin e njohur australian, Mario Nawfal, ka thënë se “që nga nata më e errët e luftës, e deri te mëngjesi i lirisë – Amerika ishte aty për ne”.

Osmani ka deklaruar se shpërbërja e Jugosllavisë kishte nisur në momentin kur Sllobodan Millosheviq kishte filluar t’i luftojë të gjithë ata që s’mendonin si ai, duke filluar me Slloveninë e Kroacinë, pastaj Bosnje e Hercegovinën dhe në fund edhe me Kosovën.

Presidentja ka thënë se lufta e Sllobodan Millosheviqit në Kosovë nuk ishte thjesht për territor, por ishte një luftë kundër civilëve, grave e fëmijëve, sepse siç thotë shefja e shtetit të Kosovës, regjimi i Millosheviqit deshi të shkaktojë një dëm ndër gjenerata në Kosovë.