Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar foton e përbashkët të takimit në New York për liderët e Ballkanit Perëndimor. Në këtë foto nuk shihet Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ky takim është organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
“Takimi i djeshëm i organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në Neë York, për liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Osmani.
Për takimin ka njoftuar edhe Borrell.
“Ishte kënaqësi t’i prisja liderët e Ballkanit Perëndimor për takimin tonë tradicional në margjinat e UNGA79”, shkroi Borrell në një postim në Facebook.
Ai ka publikuar dy foto. Njëra është ku shihet Osmani me liderët, e tjetra Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.