Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Osmani pritet nga Orbani në Budapest

Osmani pritet nga Orbani në Budapest

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar kryeministrin hungarez, Viktor Orban për mikpritje.

E para e vendit ndodhet në Budapest në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

“Faleminderit kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orbán për mikpritjen në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest”, ka shkruar Osmani.

Në këtë samit, Osmani bashkë me liderët e tjerë do të diskutojnë mbi sfidat e sigurisë në Evropë, të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, përshkallëzimin e krizës në Lindjen e Mesme, sfidat e migracionit dhe ato ekonomike.

 

Powered by WordPress