Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është pritur në Pallatin Elysee nga homologu i saj francez, Emmanuel Macron.
Osmani ishte e shoqëruar nga Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, teksa Macron nga Zonja e Parë, Brigitte Macron, të cilët po festojnë hapjen e Lojërave Olimpike “Paris 2024”.
“Në Pallatin Élysée, bashkë me Prindonin u mirëpritëm nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron, në nder të hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024.
Fryma olimpike i kapërcen kufijtë, përbashkon njerëzit dhe kombet dhe tregon fuqinë e sportit” shkruan Osmani.
Postimi i plotë: