Blog Post

Arbëria TV > Featured > Osmani pritet me nderime të larta në Mal të Zi

Osmani pritet me nderime të larta në Mal të Zi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur me nderime të larta shtetërore në Mal të Zi, nga Presidenti i këtij vendi, Milo Gjukanoviç.

Osmani ka publikuar në facebook pamje gjatë vizitës, ku shihet teksa nderohet nga garda shtetërore e Malit të Zi.

VIDEO

Përveç takimit me Presidentin Milo Gjukanović, Zyra e Presidentes në një njoftim gjatë ditës së djeshme, ka bërë të ditur se gjatë vizitës në Mal të Zi, Osmani do të takohet edhe Kryeministrin Dritan Abazoviq. Sipas njoftimit, përveç konfirmimit të marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërshtetërore, do të diskutohet edhe për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në rajon si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit.

Presidentja Osmani po ashtu do të vizitojë komunën e Ulqinit dhe atë të Tuzit.

NJOFTIMI:

/TV Arbëria