Të enjten në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar.
Në njoftimin e presidencës thuhet se mediat mund të marrin pamje nga pritja si dhe në fillim të takimit.
“Mediat e interesuara për ta përcjellë takimin, luten të jenë në Presidencë më së largu në orën 10:45”, thuhet tutje në njoftim.
Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditën e nesërme do të pres me ceremoni shtetërore homologun e tij irlandez, Leo Varadkar.
Ceremonia do të mbahet në sheshin Skënderbeu në ora 09:30.