Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Estonisë, Ruusalu

Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Estonisë, Ruusalu

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim lamtumirës ambasadoren jorezidente të Republikës së Estonisë në Kosovë, znj. Janne Jõesaar-Ruusalu, me rastin e përfundimit të mandatit të saj diplomatik.

 

Njoftimi i plotë: 

Gjatë takimit, Presidentja Osmani e falënderoi ambasadoren Jõesaar-Ruusalu për angazhimin e saj të çmuar në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Estonisë. Ajo u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin në fushat e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike, ndërkaq ripërsëriti iniciativën e saj për thellim të raporteve me Estoninë në fushën e mbrojtjes.
Presidentja Osmani po ashtu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.
Në fund, Presidentja Osmani i uroi ambasadores Jõesaar-Ruusalu suksese të mëtejshme në angazhimet e saj të ardhshme diplomatike.