Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim zëvendëskryeministrin, njëherësh Ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel.
Gjatë ditës Bettel është takuar edhe me zëvendëskryeministren dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Ndërsa me zv.kryeministrin e Parë, Besnik Bislimi, pas takimit kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi mes dy vendeve.