Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim kryeparlamentarin Dimal Basha.
Siç thuhet në një njoftim, Basha ka prezantuar qëndrimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Në anën tjetër, Presidentja Osmani e ka informuar kryetarin Basha se ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.”, ka njoftuar Zyra e Presidencës.
Osmani tutje ka potencuar se do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitetin institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës.