Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Osmani pret ambasadorin e Suedisë, flasin për zhvillimet e sigurisë dhe raportet Kosovë-Suedi

Osmani pret ambasadorin e Suedisë, flasin për zhvillimet e sigurisë dhe raportet Kosovë-Suedi

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zhvillimet e sigurisë, si dhe raportet Kosovë-Suedi.

Në takim, Osmani dhe Westerlund diskutuan edhe për integrimin euroatlantik të Kosovës ku presidentja theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Suedisë në këtë drejtim.

“Duke qenë se Kosova është 100% e linjëzuar me politikat e BE-së si dhe duke marrë parasysh reformat e kryera në vend, në veçanti në fushën e sundimit të ligjit, Presidentja potencoi domosdoshmërinë e vlerësimit të shteteve aspiruese, përfshirë Kosovën, bazuar në merita. Në takim po ashtu u diskutua edhe për përpjekjet e Kosovës për avancimin e prezencës së saj ndërkombëtare si dhe për hapat tutje sa i përket anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Osmani dhe ambasadori Westerlund diskutuan edhe për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral midis Kosovës dhe Suedisë, përfshirë bashkëpunimin tregtar, investimet potenciale suedeze, bashkëpunimin në fushën e teknologjisë informative, si dhe në fusha të tjera të interesit të dyanshëm./Express/

Powered by WordPress