Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ka pranuar telegram urimi nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III.
Në letrën e tij, Mbreti Charles III ka thënë se vlerëson lidhjen në mes të shteteve tona, duke theksuar se shpreson se do të vazhdojë bashkëpunimi i ngushtë në çështjet e rëndësishme globale, nga të cilat do të përfitojnë brezi ynë i ardhshëm.
Më herët, Osmani ka pranuar një telegram urimi për 16 vjetorin e pavarësisë edhe nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden.
Biden thotë se Kosova duhet të vazhdojë të angazhohet në dialogun me Serbinë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Biden në letrën e tij potencon se ky proces është i rëndësishëm drejt arritjes së normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes dyja vendeve.