Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar me rastin e vdekjes së Jeff Bieley.
Nëpërmjet një postimi në platformën X, Osmani është shprehur e trishtuar për vdekjen e Bieley, duke thënë se për dy dekada ia kushtoi punën e tij ndërtimit të miqësive dhe lidhjeve të qëndrueshme me Kosovën.
“Jemi të trishtuar për humbjen e një miku të madh të Kosovës, Jeff Bieley. Për më shumë se dy dekada, Jeff ia kushtoi punën e tij ndërtimit të miqësive dhe lidhjeve të qëndrueshme me Kosovën dhe për të ndihmuar vendin tonë të bëhet një demokraci e qëndrueshme.
Trashëgimia e tij e mirësisë dhe përkushtimit do të vazhdojë. Pusho në paqe, Jeff”, shkroi ajo.
Jeff Bieley ka vdekur paraditen e së martës në Florida.
Bieley ka qenë zëdhënës i OSBE-së, këshilltar i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP), zv. Shef i ICO-s për veriun, shef i Zyrës Politike të OSBE-së në Kosovë, etj.
Gjatë luftës në Kosovës, ai ka punuar si gazetar dhe raportues për media ndërkombëtare.