Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Osmani, për USAID-in: Kur plagët ishin të freskëta, ishte dora që na u zgjat

Osmani, për USAID-in: Kur plagët ishin të freskëta, ishte dora që na u zgjat

Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar USAID-in në Kosovë, në 25-vjetorin e themelimit në Kosovë.

Nisur nga lufta gjenocidale e Millosheviqit, Osmani kujton se dora që iu zgjat popullit të Kosovës, ishte pikërisht dora amerikane, shkruan IndeksOnline.

“Njëzet e pesë vjet më parë, pas luftës gjenocidale të Millosheviqit, kur plagët ishin të freskëta dhe ëndrrat u shkatërruan, një dorë na u zgjat. Ishte dora e miqësisë, dora e partneritetit – dora e popullit amerikan. Sot, ne shohim trashëgiminë e partneritetit tonë me USAID-in në çdo cep të vendit tonë” shkroi Osmani.

Nga fillimi i misionit e deri më tani, USAID-i ka investuar mbi 1 miliard dollarë në Kosovë.

 

Themes by WordPress