Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Nadia Murad, aktiviste për të drejtat e njeriut dhe fituese e Çmimit Nobel për Paqe.
Osmani për të ka thënë se Nadia Murad është një nga zërat më të guximshëm dhe të fuqishëm në luftën për drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale në kohë lufte.
“Sot, pata nderin ta mirëpres në Kosovë për t’u bashkuar në fuqizimin e zërave të të gjithë të mbijetuarve këtu dhe më gjerë”, ka shkruar Osmani në “X”, të enjten.
“Së bashku, vizituam të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, si dhe organizatat që punojnë ngushtë me ta. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë të mbijetuarve—gjithmonë”, ka thënë ajo.
.@NadiaMuradBasee is one of the most courageous and powerful voices in the fight for justice for survivors of sexual violence in times of war.
Today, I was honored to welcome her to Kosovo to join forces in amplifying the voices of all survivors here and beyond.
Together, we… pic.twitter.com/iXXKJ3lbBG
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 5, 2024