Osmani, u shpreh se si presidente, është aktivisht e përfshirë në bashkëpunim me të gjitha institucionet në Kroaci për të bashkuar vendet dhe njerëzit tanë, për të hequr çdo pengesë në rrugën e bashkëpunimit tonë, për të bërë gjithçka për të mirën e popullit tonë.
Ndër të tjera, ajo ka folur hapur për situatën e nxehur në Kosovë, për negociatat me Serbinë dhe provokimet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit dhe se pse e kundërshton themelimin e Asociacionit të Komunat serbe në veri të Kosovës.
Megjithatë, shefja e shtetit ka hedhur poshtë çdo mendim për ndarjen e Kosovës, duke theksuar se do të hapte kutinë e Pandorës.
Ndërkohë, presidentja Osmani ka bërë të ditur se së shpejti do të jetë në Kroaci për një vizitë zyrtare.
/TV Arbëria