Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar atdhetarin dhe gazetarin Enver Maloku, në 24-vjetorin e vrasjes.
Ajo tha se “siç bëri ai për të vërtetën, duhet të bëjmë ne, duke zbardhur autorët e vrasjes së tij dhe duke i përballë me drejtësinë”.
“Në 24 – vjetorin e vrasjes së atdhetarit e gazetarit Enver Maloku, e kujtojmë me respekt bashkëpunëtorin e presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova dhe drejtuesin e Qendrës për Informim të Kosovës, zërin e të vërtetës sonë nga kohët e errëta”, shkroi Osmani. /TV Arbëria