Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Osmani për Enver Malokun: Besoi te fuqia e fjalës, te dialogu dhe te vizioni rugovian i Kosovës së lirë

Osmani për Enver Malokun: Besoi te fuqia e fjalës, te dialogu dhe te vizioni rugovian i Kosovës së lirë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot Enver Malokun, intelektualin, atdhetarin dhe bashkëpunëtorin e afërt të Presidentit historik Ibrahim Rugova.

Ajo tha se Maloku, i njohur si zëri i urtësisë dhe i dinjitetit, kontribuoi në komunikimin politik dhe promovimin e vizionit rugovian për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të orientuar drejt Perëndimit.

Presidentja Osmani theksoi se vrasja e tij mbetet një krim që kërkon drejtësi dhe u shpreh mirënjohje për jetën dhe veprën e tij.