Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas takimit që e pati me Zv. Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-ve, David A. Baker.
Osmani shkroi se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes, përfshirë edhe në industrinë e mbrojtjes, si një mundësi me përfitime të ndërsjella për të dyja shtetet.
“Kur Amerika qëndron përkrah nesh, Kosova është më e fortë, më e sigurt dhe më e zhvilluar.”, ka shkruar Osmani në Facebook.