Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Osmani pas fitores së Laura Fazliut: Medalja e dytë olimpike për Kosovën, krenari e jashtëzakonshme

Osmani pas fitores së Laura Fazliut: Medalja e dytë olimpike për Kosovën, krenari e jashtëzakonshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur krenare pas fitores së Laura Fazliut e cila mori medaljen e bronztë olimpike në “Paris2024”.

Ajo ka falënderuar edhe ekipin e xhudos për këtë fitore, Majlinda Kelmendi dhe Toni Kuka.

“Medalja e dytë olimpike për Kosovën. Krenari e jashtëzakonshme që na sollën xhudistja Laura Fazliu, trajnerja e saj Majlinda Kelmendi dhe maestro Toni Kuka. Faleminderit pafundësisht!”, ka shkruar Osmani.

Po ashtu vlen të theksohet se para disa ditësh, Distria Krasniqi fitoi medalje të argjendtë në “Parisi 2024”.