Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Rajoni > ​Osmani pas aplikimit të Kosovës në BE: Maqedonia e Veriut e gatshme të ndihmojë në këtë proces

​Osmani pas aplikimit të Kosovës në BE: Maqedonia e Veriut e gatshme të ndihmojë në këtë proces

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka uruar popullin dhe institucionet e Republikës së Kosovës për aplikimin për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian.

Osmani ka shkruar në Facebook se fillimi formal i procesit do të kontribuojë në përfundimin më të shpejtë të reformave të nevojshme.

“Maqedonia e Veriut vazhdimisht mbështet aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në këtë proces duke ndarë njohuritë dhe përvojat tona. E ardhmja e të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Evropian. Përfundimi i këtij procesi do të sigurojë stabilitet dhe zhvillim afatgjatë të parashikueshëm për të gjithë rajonin”, ka shkruar ai. /TV Arbëria 

Themes by WordPress