Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Osmani nënshkruan dekretin: Kosova harmonizon listën e organizatave të huaja terroriste, me Amerikën

Osmani nënshkruan dekretin: Kosova harmonizon listën e organizatave të huaja terroriste, me Amerikën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka lëshuar një dekret të ri përmes të cilit ka harmonizuar listën e organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Dekreti, i publikuar nga Osmani në rrjetin social “X” thekson se ky veprim është ndërmarrë me qëllim të “linjëzimit të plotë të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Republikës së Kosovës me atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.