Presidentja Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin e NATO-s për 75-vjetorin e themelimit, shkruan TV Arbëria.
Presidentja nga Uashingtoni ka treguar se është takuar me senatorë e kongresistë amerikanë, ku thotë se ishin zëri i popullit të Kosovës.
“Senatorë e kongresistë amerikanë të të dyja partive i bënë jehonë aspiratave tona në kohët më të vështira. Ata ishin zëri i popullit të Kosovës”, ka shkruar presidentja.
Osmani tutje shkruan se në kuadër të këtij samiti i falënderoi për kontributin e tyre ndaj Kosovës.
“Në Ëashington D.C., në kuadër të 75 vjetorit të themelimit të NATO-s, i falënderova ata për kontributin e tyre përgjatë viteve, por edhe për përkushtimin e palëkundur për ta forcuar aleancën midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara!”, ka përfunduar presidentja. /TV Arbëria