Presidentja Vjosa Osmani, ka rikonfirmuar përkushtimin për të forcuar bashkëpunimin rajonal, pas pjesëmarrjes në takimin vjetor të krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Bërdo-Brione.
“Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për bashkëpunim rajonal, të bazuar në fqinjësi të mirë, gjithëpërfshirje dhe qëllimin e përbashkët për integrim në institucionet euroatlantike,” ka theksuar Osmani.
Osmani falënderoi presidentët Jakov Milatoviq, Nataša Pirc-Musar dhe Zoran Milanoviq për pjesëmarrjen e tyre.
Ajo theksoi se gjatë takimit u diskutua rreth vizionit për të ardhmen e rajonit dhe forcimit të marrëdhënieve midis vendeve ballkanike.