Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim drejtorin e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës (IKKL), Atdhe Hetemin.
Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani dhe Hetemi diskutuan mbi punën e deritanishme të institutit, sfidat me të cilat është përballur, si dhe rëndësinë e vazhdimit të dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
“Presidentja Osmani përgëzoi ekipin e IKKL-së për punën e tyre dyvjeçare dhe dorëzimin e raportit të dytë vjetor të institutit”, thuhet në njoftim.
“Nuk duhet të lejojmë që historia të harrohet. Përkundrazi, duhet ta forcojmë thirrjen tonë të përbashkët që drejtësia të vihet në vend”, ka theksuar Presidentja Osmani.