Shpërthen një bombolë gazi në një shtëpi në Mitrovicë, lëndohen 2 persona

Një bombol gazi ka shpërthyer në një shtëpi në...

Pamjet satelitore tregojnë pasojat e sulmit shkatërrues me dronë në Rusi

Pamjet satelitore kanë zbuluar rrënimin që e ka shkaktuar...

Adrola Dushi publikon fotografi pas dushit, e shoqëron me një mesazh dedikuar vetës

Modelja shqiptare, Adrola Dushi është shumë aktive në rrjetet...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Osmani në takim me Forumin Ekonomik të Grave: Ligji i ri i Punës të miratohet sa më parë

Extra AL PVC

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim përfaqësuese të Forumit Ekonomik të Grave, me të cilët diskutoi mbi nevojën urgjente për miratimin e Ligjit të ri të Punës në Kuvendin e Kosovës.

Nga presidenca bëjnë të ditur se Osmani potencoi që integrimi i plotë dhe i barabartë i grave dhe burrave në ekonomi është strategji afatgjate për të stimuluar rritjen ekonomike dhe pjesëmarrjen aktive të grave në ekonomi.

“Në këtë frymë, Presidentja theksoi se reduktimi i hendekut gjinor në tregun e punës jo vetëm që rrit mirëqenien sociale dhe ekonomike të grave, por edhe kontribuon në mirëqenien e përgjithshme të të porsalindurve dhe të familjeve. Prandaj është e domosdoshme që ligji i ri i punës që i adreson këto nevoja të jetë në përputhje me direktivat e BE-së dhe të procedohet sa më parë në Kuvend”, thuhet në kumtesën për media.

Tutje potencohet se në veçanti u diskutua rëndësia e politikave lidhur me pushimin prindëror, si masë e rëndësishme që duhet të rregullohet me këtë ligj.

“Presidentja Osmani dhe përfaqësueset e Forumit Ekonomik të Grave diskutuan modele të mundshme të pushimit prindëror, të cilat janë propozuar nga organizatat e shoqërisë civile, e të cilat mundësojnë dhe inkurajojnë pjesëmarrjen aktive të grave në ekonomi, duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare”.

“Presidentja Osmani dhe Forumi Ekonomik i Grave diskutuan edhe për rëndësinë e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor si masë e rëndësishme si nga institucionet qendrore, ashtu edhe nga ato lokale. Në këtë takim u bë thirrje për angazhim më të madh nga të gjitha institucionet përkatëse për të zhvilluar dhe zbatuar politika të drejta dhe efikase që adresojnë sfidat specifike me të cilat përballen gratë në tregun e punës”, theksohet në njoftim.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Shpërthen një bombolë gazi në një shtëpi në Mitrovicë, lëndohen 2 persona

Një bombol gazi ka shpërthyer në një shtëpi në...

Pamjet satelitore tregojnë pasojat e sulmit shkatërrues me dronë në Rusi

Pamjet satelitore kanë zbuluar rrënimin që e ka shkaktuar...

Adrola Dushi publikon fotografi pas dushit, e shoqëron me një mesazh dedikuar vetës

Modelja shqiptare, Adrola Dushi është shumë aktive në rrjetet...

Hezbollahu zotohet për hakmarrje pas shpërthimeve në Liban

Lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah ka mbajtur fjalimin e...

Shpërthen një bombolë gazi në një shtëpi në Mitrovicë, lëndohen 2 persona

Një bombol gazi ka shpërthyer në një shtëpi në Mitrovicë, ku si pasojë dy persona janë lënduar. Ketë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për...

Pamjet satelitore tregojnë pasojat e sulmit shkatërrues me dronë në Rusi

Pamjet satelitore kanë zbuluar rrënimin që e ka shkaktuar një sulm i madh ukrainas me dronë në një depo të rëndësishme të armëve rreth...

Adrola Dushi publikon fotografi pas dushit, e shoqëron me një mesazh dedikuar vetës

Modelja shqiptare, Adrola Dushi është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo ndan me ndjekësit e saj fotografi dhe momente të ndryshme. Në fotografinë e fundit, Adrola...