Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Osmani në takim me ambasadorin francez, diskutojnë për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë

Osmani në takim me ambasadorin francez, diskutojnë për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Franceze në Kosovë, Olivier Guerot.

Siç njofton presidenca, në këtë takim Osmani dhe Guerot, diskutuan për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në vend.

Poashtu edhe për bashkëpunimin bilateral në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët në mes të Kosovës dhe Francës, si dhe prezencën e Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë.