Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Osmani në SHBA: Me krenari e themi se Kosova është vendi më proamerikan në botë

Osmani në SHBA: Me krenari e themi se Kosova është vendi më proamerikan në botë

Presidentja Vjosa Osmani, mbajti një fjalim në Kolegjin e Luftës Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Osmani u shpreh shumë mirënjohëse për kontributin e tyre, por edhe për mundësinë që të flas në Simpoziumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Tutje, Osmani, ka thënë se Kosova është vendi më pro-amerikan në botë, duke shprehur krenari për këtë.

“Nuk ka popuj të tjerë në botë sikur ai i Kosovës, që kanë dashuri dhe respekt e që shprehin mbështetje kaq të madhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me krenari e themi se jemi vendi më pro amerikan në botë”, tha Osmani.