Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Osmani në Samitin për Ukrainën në Dubrovnik, shtrëngon duart me Zelenskyn, i pranishëm atje edhe Vuçiq

Osmani në Samitin për Ukrainën në Dubrovnik, shtrëngon duart me Zelenskyn, i pranishëm atje edhe Vuçiq

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Samitin e liderëve Ukrainë-Evropë Juglindore që po mbahet në Dubrovnik.

Osmani në këtë Samit ka shtrënguar duart me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe ka thënë se në këtë Samit do të riafirmohet përkrahja për të drejtën e popullit ukrainas për të jetuar në liri.

“Në Samitin e liderëve Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik për ta riafirmuar mbështetjen për të drejtën e popullit ukrainas për të jetuar në liri!”, ka shkruar Osmani.

Në këtë Samit po merr pjesë edhe presidenti serb, Aleksander Vucic.