Të hënën në New York është mbajtur mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku presidentja Vjosa Osmani ka përfaqësuar Kosovën.
Në fjalimin e saj, presidentja ka folur për sulmin terrorist në veri, ku grupe të armatosura serbe sulmuan Policinë e Kosovës, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.
Osmani në platformën “X” ka shpërndarë një pjesë të fjalimit të saj, ndërsa ka theksuar se populli i Kosovës kurrë nuk do të heqë dorë nga liria.
“Siç e dimë të gjithë, demokracia dhe liria mbizotërojnë gjithmonë. Sado të vështira të jenë pengesat, sado e vështirë të jetë rruga, sado e dhimbshme të jetë sakrifica, populli i Kosovës kurrë nuk do të heqë dorë nga liria e vetë”, ka deklaruar Osmani gjatë fjalimit të saj.
Presidentja e vendit po ashtu ka deklaruar se financimi i dy organizimi terroriste ka ardhur nga Serbia, duke i dhënë edhe paga mujore.
“Siç tregojnë hetimet ka pasur trajnime të përhershme të këtyre grupeve në bazat ushtarake në Serbi, përfshirë në Kalivoda Pasoans dhe Rashkë ka video prova dhe institucionet e sigurisë së Serbisë e pranojnë trajnimin e këtyre organizatave terroriste. Elementi i tretë, armët që i kemi konfiskuar nga terroristët vetëm atë ditë që mund të përdoren ishte më së paku 400 dhe shumica e tyre janë armë ushtarake që prodhohen në fabrika në Serbi“, tha ajo.
Osmani ka theksuar se Kosova është viktimë e agresionit serb, dhe se shteti serb dëshiron territorin e Kosovës, por që nuk do ta ketë kurrë.
As we all know, democracy and freedom always prevail.
No matter how hard the hurdles, no matter how thorny the road, no matter how painful the sacrifice, the people of Kosovo will never ever give up on their freedom. pic.twitter.com/bV9xn8mVSw
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 23, 2023
/TV Arbëria