Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > ​Osmani në Islandë, takon kryeministren e flasin për procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE

​Osmani në Islandë, takon kryeministren e flasin për procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Islandë ka takuar kryeministren e këtij vendi, Katrin Jakobsdottir.

Në këtë takim, sipas Omanit është diskutuar për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Sot në Rejkjavik, bashkë me kryeministren e Islandës, Katrín Jakobsdóttir, diskutuam intensifikimin e bashkëpunimit me Islandën në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët, e në veçanti gjatë presidencës islandeze të Këshillit të Evropës. Shtyrja përpara e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është e një rëndësie të veçantë, meqë nga kjo do të përfitojnë të gjithë qytetarët tanë, pa dallim. Populli i Kosovës i është gjithnjë mirënjohës Islandës për mbështetjen e palëkundur përgjatë viteve, ndërsa bashkërisht, në frymë të vlerave të përbashkëta demokratike, do të vazhdojmë ta forcojmë partneritetin ndërshtetëror’, ka shkruar Osmani në Facebook./TV Arbëria

Powered by WordPress