Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Osmani në CNN paralajmëron publikimin e fakteve të reja që lidh shtetin e Serbisë me sulmin terrorist në veri

Osmani në CNN paralajmëron publikimin e fakteve të reja që lidh shtetin e Serbisë me sulmin terrorist në veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar publikimin e fakteve të reja, sipas të cilave ndërlidhin shtetin e Serbisë me sulmin terrorist të ndodhur më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Osmani këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për Christiane Amanpour në CNN, teksa ka thënë se shteti i Serbisë po fshihet prapa kryeterroristit Milan Radojiçiq.

“Ai merr pjesë në takimin e Serbisë i ulur në krahun e djathtë të Vuçiqit. Ata fshihen pas Radoiçiqit, kemi prova të cilat do të publikohen në ditët në vijim”, ka deklaruar ndër të tjera ajo.

Osmani, ndër të tjera ka thënë se nuk ka konfirmim se Serbia i ka tërhequr trupat nga kufiri me Kosovën.

“Jemi në komunikim me aleatët. Kosova po përballet me sfida sigurie nga Serbia pas aktit të agresionit më 24 shtator. Është urdhëruar nga aparati shtetëror serb, ky akt agresioni nuk ndodhi vetëm një herë, ishte i planifikuar dhe i planifikuar sikur në stilin e Krimesë”, deklaroi presidentja Osmani.

“Për të ndaluar këto akte agresioni, duhet sanksionuar e ndëshkuar Serbinë, por nëse nuk ka ndëshkim, ata do të inkurajohen që të përdorin dhunën, jo vetëm në Kosovë, por në rajon”, potencoi ajo.

/TV Arbëria

Powered by WordPress