Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Osmani ndan medalje për mërgimtarët shqiptaro-amerikanë: Gjatë viteve 90’ta u bënë zëri i shpresës

Osmani ndan medalje për mërgimtarët shqiptaro-amerikanë: Gjatë viteve 90’ta u bënë zëri i shpresës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në qëndrimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar mërgatën shqiptaro-amerikane.

“Përgjatë viteve 80’ta dhe viteve 90’ta kur populli shqiptar në Kosovë rrezikohej nga regjimi shtypës dhe gjenocidal i Millosheviqit, mërgata jonë këtu në Amerikë u bë zëri i besës dhe shpresës, jo vetëm për mbijetesën tonë, por edhe për lirinë dhe pavarësinë”, tha Osmani.

Në këtë ceremoni janë ndarë medalje si “Urdhri i Pavarësisë” dhe “Hasan Prishtina”.